Mustafa i PDK-së për artikullin në ‘Economist Impact’: Deputetët e LV-së po mundohen ta shesin si raportim ndërkombëtar

29 gusht 2023 | 16:56

Koordinatori i Departamentit për Financa i PDK-së, Arben Mustafa, ka reaguar pas mburrjes së pushtetit me një shkrimi të sponsorizuar e të publikuar në “Economist Impact”.

Mustafa ka thënë se deputetët e Vetëvendosjes  po mundohen që këtë raportim ta shesin si raportim ndërkombëtar.

“Kjo tregon gjendjen e rëndë të kësaj partie në kërkim të ndonjë lajmi për t’ia shitur publikut si sukses të qeverisë Kurti – sukses ky që nuk po gjendet askund”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Më tutje, Mustafa ka pyetur se cili është kontributi i qeverisë në sukseset e kompanive që përmenden në artikullin e sponsorizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.

“OEK me plot të drejtë mundet dhe duhet t’i promovojë sukseset e kompanive kosovare, por shtrohet pyetja se cili është kontributi i kësaj qeverie në sukseset e këtyre kompanive?! Me pasigurinë që ka krijuar dhe qasjen armiqësore ndaj kompanive të suksesshme, kjo qeveri po e shkatërron klimën e të bërit biznes në Kosovë”, ka shkruar Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një helikopter i Shërbimit Federal rus të Sigurisë (FSB) është…