Mustafa i quan ‘enveristë’ grupin e Tiranës në LV: Do ndihesha i ofenduar nëse do më lavdëronin

05 shkurt 2023 | 13:39

Sulme të pareshtura kanë ardhur dje në drejtim të LDK-së dhe kryetarit të saj, Lumir Abdixhiku, nga akterë të Lëvizjes Vetëvendosje (LV) në Shqipëri.

Këshilltari i kryeministrit Kurti, Elvis Hoxha, pjesë e LV-së në Shqipëri, nuk ka lënë pa përmendur as ish-kryeministrin Isa Mustafa.

Për këtë të fundit, Hoxha ka thënë se e ka shfytyruar LDK-në, në krahasim me kohën e Ibrahim Rugovës.

“Kuptova vetëm se skizofreni i vogël Lumir, nuk di se si të jetë kryetari në fazën e tretë të LDK-së. Sepse mendojeni mirë: pas fytyrës së LDK-së, Rugovës, vjen shfytyrimi i LDK-së, Mustafa. I gjori Lumir nuk po di a t’ketë a mos ketë fytyrë. Në pritje të përfundimit të reflektimit, për me kaluar kohën, shpiku grupin e Tiranës”, ka shkruar Hoxha në “Facebook”.

Në lidhje me këtë, “lajmi.net” ka kontaktuar me ish-kryeministrin Mustafa.

Ky i fundit i ka quajtur “enveristë” grupin e Tiranës në LV, duke thënë se do të ndihej i ofenduar nëse do e lavdëronin.

“Tani do duhej të besoj se enveristët janë të preokupuar për fytyrën e LDK-së. Do të ndihesha i ofenduar nëse do të më lavdëronin por kurrsesi kur më sulmojnë”,  ka thënë Mustafa.

Për sulmet e të ashtuquajturit grup të Tiranës ka reaguar të dielën edhe ish-kryenegociatori, Skender Hyseni.

Hyseni ka thënë se aktivistë të LV-së në Tiranë po diktojnë politikën qeverisëse në Prishtinë.

Sipas tij, ata janë të interesuar ta fusin Kosovën në një konfrontim me ShBA-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deklarata e zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, lidhur me shpërndarjen…