Mustafa ka pritur në takim përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së

30 qershor 2020 | 16:36

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Besian Mustafa sot gjatë ditës priti në takim përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko si dhe koordinatoren për zhvillim nga UN, Ulrika Richardson për të diskutuar rreth gjendjes aktuale në bujqësi si dhe menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID-19.

“Gjithashtu, gjatë diskutimit znj. Suokko dhe znj. Richardson kanë shprehur gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit dhe vazhdimin e mbështetjes së MBPZhR-së edhe në të ardhmen. Në anën tjetër, ministri ka falënderuar përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së, Maria Suokko dhe koordinatoren për zhvillim nga UN, Ulrika Richardson për angazhimin dhe kontributin e dhënë në sektorin e bujqësisë”, thuhet në njoftimin e MBPZhR.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka prezantuar të…