Mustafa me mesazh për ata që po e kritikojnë LDK-në

05 janar 2019 | 21:17

Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka komentuar kritikat që po i japin kësaj partie në lidhje me mospërfshirjen e saj në ekipin negociator të Kosovës në dialog me Serbinë.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se LDK-ja nuk do t’u shërbejë interesave pushtetore dhe kolaboracioniste.

“LDK-ja është e Kosovës dhe ajo vendos vet si do t’i shërbej në mënyrën më të mirë Kosovës”, ka shkruar Mustafa.

Postimi i plotë i tij: 

Lidhja Demokratike e Kosovës është parti e Kosovës: shtetformuese, institucionaliste, e qendrës së djathtë. I merr vendimet vet. 

Të gjithë atyre që brengosen dhe derdhin lot krokodili për LDK-së, nga fakti se LDK nuk po iu shërben dhe nuk do tu shërbejë interesave të tyre pushtetore dhe kolaboracioniste, u them se ata mund të vazhdojnë ta kritikojnë LDK-në, sepse ky është edhe një argument shtesë se nuk kemi asgjë të përbashkët me ta.   

LDK është e Kosovës dhe ajo vendos vet si do t’i shërbej në mënyrën më të mirë Kosovës. Karvani i LDK-së ec.

Lidhja Demokratike e Kosovës është parti e Kosovës: shtetformuese, institucionaliste, e qendrës së djathtë. I merr…

Gepostet von Isa Mustafa am Samstag, 5. Januar 2019

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka takuar kryetarin e…