Mustafa: “Mini Shengeni” ballkanik sjell pak përfitime

15 nëntor 2019 | 22:49

Ish-deputeti i LDK-së njëkohësisht ekspert  i ekonomisë, Muhamet Mustafa ka komentuar nismën e disa shteteve për formimin e një “Mini Shengeni ballkanik”.

Mustafa ka thënë se kjo iniciativë qysh në fillim ka krijuar polarizim të skajshëm të shteteve ku ka prej tyre që janë shumë pro e tjera shumë kundër.

Ai tutje ka deklaruar se Serbia gjithmonë ka pasur tendenca për të dominuar në Ballkan por thotë se kësaj radhe ka marrë iniciativë për Mini Shengenin ballkanik.

Sipas tij, Serbia do të përfitonte shumë nëse do të bëhej një union doganor për Ballkanin. “Diçka ndoshta do të përfitonte edhe Shqipëria e Kosova në një union doganor, por padyshim në pluse të mëdha do të ishte Serbia. Përfitues janë ata që eksportojnë më shumë e humbës ata që importojnë”, u shpreh ai.

Mustafa ka deklaruar se Shqipëria me të vetmin vend në rajon nga i cili ka bilanc pozitiv tregtar është Kosova, ndërsa thotë se në raport me Serbinë është shumë keq.

“Në vend se ne të krijojmë një union tregtarë më Shqipërinë, hyjmë në aventura të ndryshme rajonale”, ka deklaruar Mustafa në “Dossier D” në “RTV Dukagjini”.

Duke folur për gjendjen ekonomike në vend, Mustafa ka thënë se Ligji i Pagave në Kosovë nuk është bërë si duhet.

Ai thotë se pagat janë më të larta në rajon ndërsa GDP e kemi në vlerën 60% të rajonit. “Ekonomia është e pamëshirshme, duhet të balancohet diku. Këto paratë e pagave ose duhet t’i marrim nga sektorët tjerë siç janë shëndetësia apo arsimi ose të futem në borxh të jashtëm”, u shpreh ndër të tjer Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, përmes një postimi…