Mustafa për seancën në KS të OKB-së: Për herë të parë na futën në një thes me Serbinë

09 shkurt 2024 | 16:38

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se për herë të parë Kosova është futur në një thes me Serbinë.

Mustafa këtë deklaratë e ka dhënë teksa ka komentuat seancën e djeshme të Këshillit të Sigurimit në OKB, ku Kosova mori kritika nga aleatët perëndimorë.

Mustafa për “Blic”-in, ka treguar pikat në të cilat është kritikuar Kosova, dhe siç ka thënë ai askush nuk i ka përkrahur qëndrimet dhe sjelljet e ngatërrestarëve të pushtetit.

“Në Nju-Jork mund të veçohen tre qëndrime të qarta të aleatëve të deritanishëm. U kritikua fort mënyra sesi Kosova ka vepruar në heqjen e dinarit serb; u kritikua ashpër Serbia për veprimet paramilitare në Banjskë dhe u tha qartë nga ShBA se KS i OKB nuk është vendi që Kosova dhe Serbia i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre, por është BE. Askush nuk përkrahi qëndrimet dhe sjelljet e ngatrresarëve!”.

“Ne mund të themi çfarë të duam, por me rëndësi është çfarë thanë aleatët tanë: ShBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca. Ata për herë të parë na futën në një thes me Serbinë. Gabojmë nëse këto i kuptojmë vetëm si deklarata!”, ka thënë Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oficerët doganorë kanë kapur sasi të konsiderueshme të cigareve elektronike…