Mustafa: Përkrahja për prodhuesit e fidanëve siguron produkte cilësore në tregun vendor

09 prill 2020 | 12:16

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPRZh),  Besian Mustafa, ka vazhduar vizitat në terren për të parë nga afër punën e fermerëve vendorë pas situatës së krijuar në vend.

Mustafa i shoqëruar edhe nga kryetari i Mamushës, Abdulhadi Krasnic dhe përfaqësues të Shoqatave Bujqësore, kanë vizituar prodhuesit e fidanëve dhe kultivuesit e perimeve në fushë të hapur dhe në serra në këtë komunë.

Aty janë njoftuar për së afërmi me punën që po bëhet në këtë kohë për prodhimin e materialit fidanor dhe me ecurinë e kultivimit të kulturave bujqësore.

“Do të vazhdoj të jem në terren dhe të jem sa më afër jush, që pavarësisht situatës së krijuar në vend, të jem mbështetja juaj gjatë gjithë procesit të punës suaj, duke ju ofruar përkrahjen e vazhdueshme për të gjithë prodhuesit e fidanëve dhe kultivuesit e perimeve në fushë të hapur dhe në serra. Po ashtu, do të vazhdojë mbështetja me subvencione dhe grante, për të lehtësuar veprimtaritë e juaja bujqësore dhe që tregu vendor të jetë i furnizuar vazhdimisht me prodhime të freskëta dhe cilësore”,  ka thënë Mustafa.

Ndërsa kryetari i Mamushës e ka njoftuar ministrin për gjendjen e përgjithshme të sektorit të bujqësisë në këtë komunë, derisa theksoi se mbështetja e institucioneve për këtë sektor është më se e nevojshme për të fuqizuar edhe më tej prodhuesit e kësaj komune.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara akuzuan dy persona për vepër terroriste, pasi…