Mustafa: Pozita dhe opozita të arrijnë konsensus për temat e mëdha

13 shkurt 2018 | 21:02

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafa, ka kërkuar arritjen e një konsensusi politik mes opozitës dhe opozitës për tema të mëdha.

“Mbetem i preokupuar me politikën. Është një problem themelor që zgjatë, problem që klasa jonë politike ende nuk është e aftë të krijojë një konsensus për çështje të mëdha me rëndësi nacionale. Dhe këto çështje nacionale po bëhen shkas i një luftë primitive për pushtet në mes partive politike”, ka thënë Mustafa.

Ai ka theksuar se kemi mungesë të një debati serioz dhe të argumentuar për çështje të mëdha.

“Kjo qeveri nuk ka qenë e përqendruar dhe nuk është që t’i qojë këto çështje përpara, të gjejë një zgjidhje për to”, tha Mustafa, duke shtuar se duhet të arrihet konsensus në mes pozitës e opozitës për këto çështje. (Telegrafi)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
2.500 pushkë automatike nga Serbia,  do të mbërrijnë në entitetin…