Mustafa: Reagimet e AAK-së janë renditur si fishekë, nuk është me rëndësi çfarë thonë

12 janar 2019 | 13:37

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, u është përgjigjur akuzave të zyrtarëve të AAK-së ndaj tij. 

Mustafa ka shkruar në një postim në llogarinë e vet në “Facebook”, se sa i përket LDK-së, iu shpreh ngushëllime që nuk do t’u del ashtu si ata e paskan menduar.

“Po i lexoj disa reagime nga AAK në postimin tim. Për një gjë s’mund e te mos pajtohem me ta. Janë organizuar dhe janë renditë si fishekë që ta mbrojnë partinë dhe qeverinë e tyre. Sikurse edhe ata të PDK-së. Nuk është me rëndësi çfarë thonë. Ti flet për lisa ata për fshesa, por reagojnë. Edhe të këqyrin në sy.  E sa i përket LDK-së, iu shpreh ngushëllime që nuk do t’ del ashtu si ata e paskan menduar. Unë nuk kam biseduar me ta!”, ka shkruar Mustafa.

Po i lexoj disa reagime nga AAK në postimin timPër nj gjë s’mund e te mos pajtohem me ta. Janë organizuar dhe janë…

Gepostet von Isa Mustafa am Samstag, 12. Januar 2019

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Minatorët e kombinatit "Trepça", janë kthyer në vendet e tyre…