Mustafa: S’ishte vetëm Kurti, edhe ndaj meje ka pasur veprime për atentat

19 shtator 2022 | 16:46

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka thënë se jo vetëm ndaj kryeministrit Albin Kurti, u planifikua atentat.

Mustafa tha për Klankosova.tv se ndaj tij pati veprime për antentat. Ai tha se disa herë ishte sulmuar nga militantët e Vetëvendosjes.

Madje ish-kryeministri i Kosovës i përmendi disa raste kur ai ishte sulmuar me bomba molotovi dhe me gurë.

“Ka pasur edhe veprime për atentat siç është gjuajtja e shtëpisë time me bomba molotov nga VV, tentimi të gjuhet makina ime zyrtare nga militantët e VV-së me iriq të hekurt, gjuajtja me gurë e makinës time, por duke e qëlluar makinën e përcjelljes policore në një natë në kthim nga Suhareka. Të gjitha këto i dinë organet e drejtësisë”, ka thënë Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fundi i konfliktit në Ukrainë, mund të hapë “kutinë e…