Mustafa tregon nëse posti i presidentit ka qenë pengesë për arritjen e marrëveshjes me Kurtin

02 dhjetor 2019 | 17:00

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se biseda e sotme me liderin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje ka qenë përmbajtjesore.

Pavarësisht kësaj, Mustafa ka thënë se nuk kanë arritur që ta bëjnë marrëveshjen, raporton “Epoka e re”.

“Ne patëm një bisedë mjaftë përmbajtjesore sepse pa biseda të tilla është vështirë që të arrihet një bashkëpunim i ardhshëm, i qëndrueshëm katërvjeçar. Natyrisht se ne kemi pasur pajtueshmëri sa i përket programit qeverisës dhe çështjeve të cilat janë harmonizuar deri më tani ndërmjet grupeve tona punuese”.

“Kemi edhe çështje tjera që kemi biseduar sot me z. Kurtin për të cilat do të punojmë që të arrijmë një përafrim ose qëndrime të përbashkëta, të cilat pastaj mund t’i ndihmojnë bërjes se koalicionit. Sot nuk ka marrëveshje për koalicion. Ka marrëveshje që të vazhdojmë edhe më tutje të punojmë dhe të hulumtojmë rrugë që të përafrohemi me qëndrime”, ka thënë Mustafa.

I pyetur se a është posti i presidentit dallimi kryesor, Mustafa është përgjigjur: Dallimet tona do t’ju tregohen kur t’i përafrojmë. Përderisa ne po bisedojmë, atëherë ato mbesin çështje tona, të cilat ne duhet t’i përafrojmë”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti,…