Mustafa uron Kurtin, thotë se nuk e ka lehtë

03 shkurt 2020 | 21:10

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen e tij si kryeministër dhe të kabinetit qeveritar.

Mustafa ka thënë se me Kurtin kanë ecur ngadalë dhe me vështirësi, por se në fund arritën në cak.

“Uroj kryeministrin Albin Kurti për zgjedhjen e tij dhe të kabinetit qeveritar. Ecëm ngadalë, me vështirësi, por arritëm në cak. Kosova sot kompletoi të gjitha institucionet e saj. Pritjet janë të mëdha, ashtu sikurse edhe premtimet, por Qeverisë duhet dhënë hapësirë të punojë normalisht. Nuk e ka lehtë!”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e re e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është…