Mustafa: VV i dha shkelm bujqësisë në Kosovë, i paskan zvogëluar grantet e subvencionet
30 prill 2026
| 21:18
Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i ka dhënë shkelm bujqësisë në Kosovë.
Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se grantet e subvencionet janë zvogëluar.
“Sot VV i dha shkelm bujqësisë në Kosovë!
Grantet e subvencionet për bujqit e fermerët i paskan zvogëluar gjithandej.
A jeni gjallë bujq, fermer, grumbullues, përpunues? Unë ju njoh për trima që nuk e shtrijnë qafën!”, ka shkruar ai.



