Mustafi: Shaip Kamberi i ka siguruar votat për deputet

30 qershor 2022 | 22:14

Në Tërnoc të Bujanocit janë mbajtur për herë të pestë zgjedhjet parlamentare, ku në garë është deputeti shqiptar, Shaip Kamberi.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Ragmi Mustafi ka thënë se Kamberi ka siguruar votat, sipas vlerësimeve të para.

“Sipas vlerësimeve tona kemi siguruar votat, përkatësisht numrin e votës dhe përfundimin e këtij procesi. Diku 630 vota, shohim sipas vlerësime tona, kur të hapen kutitë e votimit”, është shprehur Mustafi.

“Duke i llogaritur edhe ata që kanë votuar nga shtëpitë mund të shkojë 650, ose mund të jenë afër 700 vota”, shtoi ai, shkruan Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, përmes një postimi në llogarinë…