Mustafi uron shërim të shpejtë të Artetas

13 mars 2020 | 20:01

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi është deklaruar të premten në mbrëmje lidhur me testimin pozitiv për koronavirus të trajnerit të tij, Mikel Arteta.

Mustafi ka shkruar se tani është e rëndësishme që çdo gjë po bëhet për të ndalur përhapjen e virusit.

Trajneri i Arsenalit, Arteta të enjten ka dalë pozitiv në testet për koronavirus. Premier League është pezulluar të premten deri në fillim të prillit.

“Kjo është më e madhe se futbolli. Është shumë me rëndësi që tani ne po bëjmë çdo gjë të mundshme për të ndalur virusin. Ju lutemi t’iu përmbaheni instruksioneve të autoriteteve dhe të shmangni çdo gjë që mund t’iu rrezikojë juve, familjet tuaja dhe shokët. Unë do të qëndroj në izolim dhe shpresoj se çdo i prekur, natyrisht edhe trajneri ynë, do të shërohet plotësisht dhe shpejtë. Qëndroni të sigurt dhe të shëndoshë”, ka shkruar Mustafi.

Një postim në rrjetet sociale e ka bërë të premten edhe trajneri i Arsenalit, Arteta.

“Faleminderit për fjalët dhe përkrahjen. Po ndjehem më mirë tashmë. Ne të gjithë po përballemi me një sfidë të madhe. Shëndeti i secilit është gjëja më e rëndësishme tani. Mbroni njëri-tjetrin duke iu përmbajtur këshillave. Do të kalojmë këtë së bashku. Premier League ka bërë gjënë e duhur”, ka shkruar Arteta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Coronavirusi apo COVID-19 ka infektuar mbi 134 mijë njerëz në…