Myhedin Zeneli kërkon votën tuaj për asamble komunale

27 shtator 2021 | 15:53

Myhedin Zeneli – Dini nga Duzhnja e Gjakovës, i ka hy garës për asamble komunale nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe mbanë numrin zgjedhor 10. Zeneli kësaj gare i ka hy me qëllimin e vetëm që të jetë sa më afër qytetarëve të Gjakovës duke u shërbyer me nderë dhe krenari.

Kandidati për asamble në këto zgjedhje që do të mbahen me 17 tetor, beson që do t’ia arrijë qëllimit që të rritë përkrahjen për kandidaten për kryetar nga PDK-ja, Arbënesha Kuqi si dhe të vetë PDK-së. Siç dihet në zgjedhjet e kaluara Zeneli ka marrë një numër të konsiderueshëm të votave por që nuk ka arritur të jetë pjesë e asamblesë komunale të Gjakovë.

Myhdein Zeneli është pjesë e PDK-së që nga themelimi i saj si dhe njihet për njeri human në jetën e përditshme dhe në vendin e tij të punës.

“Kërkoj votën tuaj për numrin 10, si dhe votën për partinë Demokratike dhe kandidaten për kryetare të Gjakovës, Arbënesha Kuqi numër 177″, ka shkruar Zeneli në llogarinë e tij në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kundër të vizitës zyrtare në Kosovë, kryeministri i Shqipërisë,…