‘N1’: Ushtria serbe tërhiqet nga afërsia e kufirit me Kosovën, kthehet në Rashkë

29 shtator 2021 | 16:35

Ushtria serbe e cila gjendej në afërsi të Jarinjës në Rudnicë, është tërhequr nga aty dhe është zhvendosur në Rashkë, shkruan reporteri i televizionit serb “N1”.

Sipas informacioneve të tyre, as të martën që e lëmë pas, ushtria serbe nuk ka qenë e pranishme në afërsi të kufirit me Kosovës.

Këtë mëngjes, helikopteri i KFOR-it ka fluturuar mbi Jarinjë, teksa policia e Kosovës e bën ndërrimin në ora 12:00.

Derisa është Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,  ai i cili ka njoftuar se ka pasur dy takime të ndara me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeshefi i sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala, ka deklaruar se…