Nacionalisti serb u nis drejt Kosovës, por kthehet prapa

14 tetor 2021 | 19:44

Lideri i Lëvizjes Leviatane në Serbi, Pavle Bihali, tha se ishte nisur në Kosovë por se ishte detyruar të kthehej pas nga Policia e Kosovës, pasi që ai nuk kishte test PCR.

Bihali tha se nuk ka shancë të hyhet në Kosovë pa këtë test.

“Veriu i Kosovës mund të kalohet vetëm në këmbë. Gjithçka është ende e bllokuar. Dhe një paralajmërim: kërkohen teste të PCR. Pra pa asnjë shans që ju t’i afroheni asaj”.

Bihali, është një ultranacionalist serb i veshur nën petkun e aktivistit të drejtave të kafshëve.

Ai ndjek qëllimet nacionaliste dhe ekstremiste.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e PDK-së, ish-ambasadorja Vlora Çitaku ka reaguar ndaj gjuhës…