Nadali: Dua të luaj sa më shumë, mund të tërhiqem në çdo moment

04 nëntor 2022 | 13:18

Eliminimi i shpejtë i Rafael Nadal nga turneu Masters i Paris-Bercy ka vënë shumë pikëpyetje për të ardhmen e tenistit spanjoll. Numri dy në botë u eliminua që në sfidën e parë në këtë turne, ndërkohë që forma e tij fizike nuk ishte ende e mirë.

“Nuk bëra një ndeshje të mirë, por janë gjëra që ndodhin”, ka thënë Nadal. “Muajt e fundit kanë ndodhur shumë gjëra, por unë dhe stafi im jemi gjithnjë gati për të gjetur një rrugë të re drejt fitores. Gjithsesi, nuk ja justifikime: Nëse luan mirë do të fitosh, nëse luan keq, do të humbasësh”, u shpreh spanjolli. Në lidhje me praninë e tij në finalet ATP, pas disa ditësh në Torino, ai ka konfirmuar se do të jetë pjesëmarrës dhe se do ta shijojë në maksimum.

“Sigurisht që do të jem. Muajt e fundit nuk kanë qenë të përkryer, por kam dëshirë të luaj, nuk kam asgjë për të humbur. Kam nevojë të luaj sa më shumë, të jem sa më shumë me fushat e tenisit, ashtu si dikur. Do të shkoj në Torino më herët dhe dua ta shijoj turneun e fundit të këtij sezoni. Në moshën time nuk i dihet kurrë se kur do të jetë fundi. Ndoshta s’do të jem ende në formën optimale, pasi të luash ndaj më të mirëve duhet ritëm dhe qëndrueshmëri, të cilat për momentin më mungojnë. Ndaj dua të stërvitem dhe luaj sa më shumë për të fituar ritmin e duhur”, ka deklaruar Nadal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në…