Nadali: Me Federerin mund të vlerësojmë e admirojmë atë që jemi duke bërë së bashku

08 tetor 2019 | 11:32

Marrëdhënia mes dy tenistëve, Rafael Nadal dhe Roger Federer, konsiderohet si një nga më të bukurat në botën e sportit.

Jo vetëm për atë që ata kanë dhënë në fushën e lojës, por edhe për respektin që kanë jashtë saj. Pas turneut të Laver Cup, zhvilluar pak ditë më parë në Gjenevë, ka qenë Nadali ai që ka folur për marrëdhënien me Federerin: “Nuk është e vështirë ta ndash rivalitetin nga miqësia. Ne nuk jemi më 20-vjeçar, ndaj mund të vlerësojmë e admirojmë atë që jemi duke bërë së bashku”.

Federeri, fitues i 20 grand slameve, ka qenë i pranishëm edhe në ceremoninë e inaugurimit të Akademisë së Nadalit (19 gram slam) në Majorka pak kohë më parë. Ata kanë luajtur së bashku në lojën dyshe në turneun e Laver Cup të vitit 2017, duke fituar.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kombëtares turke, Senol Gunes, në konferencë për shtyp,…