Nadali nuk do të luajë në Wimbledon dhe Olimpiadë

18 qershor 2021 | 11:00

Tenisti spanjoll Rafael Nadal, numri 3 në botë për meshkuj, ka vendosur të mos marrë pjesë në grand slam të Wimbledonit, që nis më 28 qershor në Londër si dhe në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që nisin më 23 korrik në Japoni.

Lajmin e konfirmoi vetë Nadali përmes rrjeteve sociale. Tenisti pritet të rikthehet në fushë në gusht, për grand slam të US Openit.

“Ky nuk ka qenë një vendim i lehtë për t’u marrë, por trupi im nuk ma lejon të luaj në këto aktivitete. Pasi diskutova me ekipin tim, kuptova se ky është vendimi i duhur. Objektivi është ta zgjas karrierën time dhe të bëj atë gjë që më bën të lumtur, të luaj në nivele të larta dhe të luftoj për objektivat profesionale e personale”, ka thënë Nadali.

Spanjolli merr kështu një periudhë të gjatë pushimi dhe fakti që ka 2 javë që nuk luan nuk e ka ndihmuar të rikuperojë: “Kam luajtur shumë 2 muajt e fundit në fushat me dhe dhe vendimi që mora më lejon të fokusohem në objektivat afatmesme dhe ato afatgjatë. Më vjen keq që s’jam në Olimpiadë, ku kam fituar medaljen e artë dhe kam mbajtur flamurin e vendit tim”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke marrë pjesë në…