Nadali triumfon për herë të katërt në US Open

09 shtator 2019 | 13:10

Rafael Nadal pushton Nju Jorkun teksa fiton turneun e fundit Grand Slam të vitit US Open për herë të katërt në karrierën e tij në 5 finale të luajtura. Në “Flushing Meadows”, numri dy i renditjes botërore që shkon në 19 tituj Grand Slam të fituar duke iu afruar akoma më shumë Roger Federer që është me 20 tituj Grand Slami, mundi në finale Daniil Medvedev me rezultatin 3-2.

Nuk ishte aspak një ndeshje e lehtë ajo për Rafael Nadal të cilit iu deshën 4 orë e 51 minuta lojë për të thyer rezistencën e tenistit rus që ngjitet në vendin e 4 në renditjen e përgjithshme të ATP. Nadal arriti të fitojë dy setet e parë 7-5; 6-3, ndërkohë që në setin  e tretë fitoi ndeshjen e pestë me shërbimet e Medvedev për të marrë kryesimin në 3-2 duke lënë të kuptohet se për të  edhe kjo ndeshje do të ishte një formalitet.

Por Medvedev kishte të tjera plane. Në fakt rusi e rriti nivelin e lojës duke fituar dy setet e tjerë 7-5 dhe 6-4 për ta çuar ndeshjen në set final me shpresën për të përmbysur gjithçka. Por përballë kishte Nadal që di të tregohet i saktë në momentet më vendimtare të sfidës dhe spanjolli nuk i zhgënjeu tifozët e tij teksa fitoi setin e pestë 6-4 dhe krejt ndeshjen 3-2 duke fituar titullin e 19 Grand Slam me 33 vjeçarin që nuk i fshehu emocionet dhe lotët në momentin kur të gjithë të pranishmit në stadium thirrën emrin e tij përpara ceremonisë së marrjes në duar trofeun e US Open.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi ka postuar një fotografi në llogarinë e…