Nagavci: A beson kush se qeveria po tenton të krijohet për ta luftuar krimin e korrupsionin?

29 maj 2020 | 16:54

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka thënë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, po tenton vazhdimisht ta sulmojë Lëvizjen Vetëvendosje. Pas vendimit të mbrëmshëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila erdhi në përfundim se dekreti i presidentit është në përputhje me Kushtetutën, Nagavci ka thënë se Thaçi po tenton të krijojë qeveri pa fituesin e zgjedhjeve.

Reagimi i saj, pa ndërhyrje:

Pse gjithë ky zell i Presidentit Thaçi për të sulmuar LV! dhe për të krijuar një qeveri pa fituesin e zgjedhjeve?

A beson dikush se Qeveria që po tentohet të krijohet nga humbësit e zgjedhjeve të fundit, pra nga LDK, AAK, NISMA, Lista Sërpska, do të krijohet për të luftuar krimin e korrupsionet, për të bërë çkapjen e institucioneve, për të zhvilluar vendin?

Në linkun më poshtë mund të lexoni Raportin e 100-ditëshit të Qeverisë Kurti, aty do të gjeni disa nga arsyet e Thaçit dhe tjerëve për të pamundësuar qeverisjen Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person nga Mitrovica është ftuar sot për intervistë nga…