Nagavci: Javën e ardhshme nis ndërtimi i pesë çerdheve

28 shtator 2022 | 17:14

Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë me dije se javën e ardhshme do të nis ndërtimi i pesë çerdheve të cilat do të financohen nga shteti.

Ajo ka treguar se ndërtimi i këtyre çerdheve do të bëhet në pesë komuna të Kosovës.  Në këtë kontekst, Nagavci ka thënë se edukimi i hershëm është një nga prioritetet e Qeverisë së Kosovës.

“E lumtur që në kuadër të përmbushjes së zotimit tonë, sot nënshkruam kontratat për ndërtimin e 5 çerdheve të reja. Këto objekte do të ndërtohen në Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Kamenicë dhe Doberçan të Gjilanit. Ndërtimi i këtyre objekteve pritet të fillojë javën e ardhshme.  Si Ministri e Arsimit jemi në kontakt edhe me komunat tjera për evidentimin e hapësirave për ndërtimin e çerdheve të reja. Ndërkohë, në Junik një objekt i shkollës është duke u renovuar dhe do të shndërrohet në çerdhe. Kurse edhe 4 objekte tjera si në Banjë të Malishevës, në Korenicë të Gjakovës, në Muzeqinë të Shtimes si dhe në Babush të Ferizajt janë në procedurë të tenderimit për t’u shndërruar në çerdhe”, ka shkruar Nagavci në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesit e Formulës 1 kanë vendosur ta dyfishojnë numrin e…