Nagavci për rastin e nxënëses: Rasti do të trajtohet me prioritet

15 maj 2021 | 20:21

Lidhur për pretendimet për ngacmimin ndaj një të miture në një shkollë në kryeqytet, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se ende s’kanë informata zyrtare, mirëpo sipas saj këtë rast do ta trajtojnë me prioritet dhe kujdes të veçantë.

Nagavci ka shkruar se është me rëndësi të ketë bashkëpunim të plotë mes shkollave, prindërve, shërbimeve profesionale dhe institucioneve të tjera.

Postimi i plotë i Nagavcit në “Facebook”:

Në lidhje me shkrime dhe statuse të shumta që janë publikuar sot rreth një rasti që dyshohet të ketë ndodhur në afërsi të një shkolle në kryeqytet, edhe pse nuk kemi ende informata zyrtare, ju siguroj se do ta trajtojmë me prioritet dhe kujdes të veçantë. Besoj se njejtë do të veprojnë të gjitha institucionet kompetente.

Është shumë me rëndësi që në vazhdimësi të ketë bashkëpunim të plotë në mes të shkollave, prindërve, shërbimeve profesionale e instucione tjera përgjegjëse. Të gjithë së bashku duhet të punojmë shumë për edukim dhe në mënyrë që t’i eleminojmë dukuritë  negative nga shkollat dhe shoqëria jonë.

Meqë bëhet fjalë për fëmijë të mitur, i ftoj të gjithë që të përmbahen nga çdo deklaratë dhe publikim që përmban të dhëna dhe detaje të cilat mund të dërgojnë në identifikimin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi ia del të thyejë kampionët e Interit dhe vazhdon…