Nagavci për zyrtarët serbë që nuk kanë shkuar në punë: Kemi nënshkruar katër marrëveshje

01 nëntor 2022 | 12:04

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, ka folur për pagesat e 32 punonjësve serbë, të cilët më parë janë paguar pa shkuar në punë.

Ajo ka thënë se pas marrjes së detyrës si ministre ka kërkuar që këto pagesa të ndalen dhe më pas kanë kërkuar raporte nga të njëjtit.

Kështu ka theksuar Nagavci para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike gjatë shqyrtimit të Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të MAShTI-t.

“Në momentin kur kam marrë detyrën, kam shikuar raportin kam konstatuar se janë 32 zyrtarë qe nuk paguhen. Më kanë thënë se nuk kanë kontakte dhe nuk lajmërohen në punë prej vitit 2015. Kam kërkuar nga zyrtarët e ministrisë që t’i ftojmë, kanë thënë që nuk kanë kontakte. Ju kam thënë që të vendosen në zero. Zyrtarët e kanë respektuar vendimin e vet. 32 janë lajmëruar me e-mail në ministri dhe kanë thënë që kanë qenë detyrim. Dhe që asnjëherë askush nuk i ka ftuar. Në këtë situatë, ne kemi siguruar që të ju kërkojmë punë dhe raportim të rregullt. Kemi nënshkruar katër marrëveshje mirëkuptimi dhe në bazë të tyre, tashmë këta zyrtarë kryejnë punë afër komunave të tyre. Konsideroj që kemi bërë një punë shumë të mirë”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sportistet nga Kosova janë nisur të martën drejt Portugalisë ku…