Nagavci: Përjashtimi i AKA-s nga EQAR-ja, i dëmshëm për arsimin

01 mars 2018 | 15:41

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, nëpërmjet një konference për medie ka reaguar ndaj përjashtimit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) nga Komiteti i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).

Ajo ka thënë se përjashtimi ka ardhur si pasojë e shkarkimit të Blerim Rexhës nga AKA-ja nga ana e ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

Sipas saj, shkarkimi i Rexhës ka qenë i paligjshëm, ndërsa ka thënë se kjo që është duke ndodhur është një betejë ndërpartiake për të kontrolluar sektorin e arsimit.

Ajo ka thënë se për Vetëvendosjen, përjashtimi i AKA-s nga ana e EQAR-it është shqetësues.

Nagavci e ka ftuar Qeverinë që të ndërmarr masa urgjente që të përmirësojnë këtë dëm mjaft të madh.

Sipas saj, kjo është goditje e rëndë për arsimin e Kosovës dhe të rinjtë e saj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka kërkuar nga Real Madridi ta…