Nagavci sot raporton në Komisionin për Financa

01 shkurt 2022 | 08:13

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të raportojë sot në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Në këtë komision ministrja Nagavci do të raportojë lidhur me shqyrtimin e raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për vitin 2020.

Mbledhja e komisionit pritet të fillojë në orën 10:00.

Në rend dite të këtij komisioni është edhe shqyrtimi dhe miratimi i planit të punës së Komisionit për vitin 2022.

Si dhe shqyrtimi i raportit të auditimit të përformancës për “Projektet e financuara nga Granti i Performancës Komunale SDC/DEMOS, për vitin fiskal 2020”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janari ishte muaji me më së shumti testime raketore të…