Nagavci vazhdon aktivitetet në kuadër të fushatës sensibilizuese kundër dhunës në shkolla

16 mars 2023 | 15:07

Në kuadër të fushatës njëmujore sensibilizuese kundër dhunës në shkolla me moton “Të gjithë së bashku për shkollën miqësore”, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka qëndruar në qytetin e Gjakovës, ku është takuar me koordinatorët e cilësisë në shkollat e kësaj komune.

Në këtë takim është biseduar për karakterin e fushatës dhe zbatimin e politikave kundër dhunës në shkolla.

Ministrja Nagavci ka theksuar se, sado që të kemi politika të mira, faktori më i rëndësishëm në këtë drejtim vazhdojnë të mbesin mësimdhënësit dhe ata që punojnë drejtpërdrejtë me fëmijët.

Po ashtu, ministrja theksuar nevojën e angazhimit të të gjithë akterëve në mënyrë që të avancohet çështja e sigurisë të fëmijëve.

Ajo ka thënë se do ta kenë përkrahjen e saj dhe të MAShTI për të zgjidhur çdo vështirësi në këtë drejtim.

Më pas, ministrja Nagavci është takuar me një grup të nxënësve në shkollën “Kelmend Rizvanolli” në Gjakovë, me të cilët ka biseduar për pasojat që sjellë çdo mënyrë e dhunës në zhvillimin e fëmijëve.

Pasi që i është përgjigjur shumë pyetjeve të nxënësve, ministrja i ka porositur ata që të adresojnë dhunën kudo që ata e identifikojnë. Në këto takime u theksua roli i rëndësishëm që ka psikologu dhe pedagogu në shkolla.

Ministrja Nagavci bëri me dije se Qeveria e Kosovës tashmë ka ndarë buxhetin për rritjen e e numrit të psikologëve në shkolla dhe uroi që komunat në kuadër të përgjegjësive që kanë, këtë çështje ta trajtojnë me seriozitet, të shpallin konkurset dhe të mos pranojnë kuadër tjetër për pozitat të cilat i kanë të lejuara për psikologë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për tri ditë më radhë në Prishtinë do të mbahet…