Nasim Haradinaj: Mua ma kanë puthë dorën se kam vrarë serbë, e Kurtit për çka? Që po e lufton UÇK-në? (video)

25 maj 2026 | 16:39

Ish-nënkryetari i veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka komentuar në “Kosova Live” puthjen e dorës së Albin Kurtit nga një qytetar, në një tubim të LV-së duke bërë krahasime me pritjet që, sipas tij, u janë bërë atij dhe disa sh-pjesëtarëve të UÇK-së pas kthimit nga Haga.

Haradinaj ka thënë se edhe atij i kanë puthur dorën qytetarë pas lirimit, duke i thënë: “Ke vra serbë, na ke çliruar”.

“Edhe mua kur jam liruar nga Haga ka pas njerëz që ma kanë puthë dorën, madje ua kam puthë edhe unë. Kur i kam pyetur pse, më kanë thanë: ‘Se ke vra serbë, na ke çliru’”, ka thënë ai.

Më tutje, Haradinaj ka ngritur pyetje se pse po i puthet dora Albin Kurtit, duke e lidhur këtë me qëndrimet ndaj UÇK-së.

“Për çka i puthet dora atij tjetrit? Dhe kur po i puthet, pse ky nuk ja kthen me puthje?”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSh) ka njoftuar të gjithë besimtarët…