Nait Hasani ngushëllon familjen e Hysni Gucatit për vdekjen e kryefamiljarit

27 maj 2022 | 14:31

Sot në moshën 86-vjeçare pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë Avdullah Gucati nga Marina e Skenderajt, babai i Hysni Gucatit, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Pas lajmit mortor për ndarjen nga jeta të babait të kryetarit të OVLUÇK-së, familjen Gucati e ka ngushëlluar ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.

Më 13 janar të këtij viti, Nait Hasani, i shoqëruar edhe nga Sadik Zeqiri kishin vizituar familjen e Hysni Gucatit në Marinë të Komunës së Skenderajt, ku ishin pritur nga kryefamiljari tashmë i ndjerë Avdullah Gucati me nipat e tij, raporton “Epoka e re”.

I ndjeri i kishte thënë Nait Hasanit se edhe pse nuk e kishte pritur që pas 20 vjetësh të mbarimit të luftës pjesëtarët e UÇK-së, do të përballeshin me drejtësinë ndërkombëtare për luftën e shenjtë, megjithatë ndihej krenar për paraqitjen e djalit të tij dhe të bashkë luftërave para Gjykatës Speciale në Hagë në mbrojtje të luftës së pastër të UÇK-së.

 

Vdes babai i Hysni Gucatit

Babai i Hysni Gucatit: Shteti duhet të bëjë më shumë për djemtë tanë në Hagë

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata e sigurisë në komunën e Skenderajt është e qetë…