NANA ME 4 DJEM, NË BURGUN E HAGËS?!

17 gusht 2021 | 11:19

Ame e bir, rrezedritë, nga Buroja, n’Amerike!

Shkruan: Riza Greiçevci

Kush je ti, bre? Heu?

Toka e qielli me njohin!

Jam nanë!

Për ku je nisur?

Dua me shkue me fol me Zotin!

Një nanë don me fol me Zotin?

A ke lejehyrje? Heu?

A edhe të Zoti me shkue duhet lejehyrja, a?

Phuuu, bre, çka s’polli mendja e njeriut!

Jam nanë! Jam dhuntia e Zotit!

Veç nana, falë Zotit, përkund botën!

Si e ke emrin? Nana e maleve, jam!

Nana e 4 yjeve! Nana e 4 djemve!

I rrita me kore buke…

Kur u rritën, ua dhashë maleve…!

Nanëmadhja e UÇK-së, me thonë:

 

E Drenicës, para gjyqit!

E UÇK-së ,para gjyqit!

E Kosovës, para gjyqit!

E gjakut para gjyqit!

E pushkës çlirimtare, para gjyqit!

E lirisë, para gjyqit!

E nanave, para gjyqit!

E vorreve, para gjyqit!

E Zotit, para gjyqit!

 

Edhe e Zotit, edhe e Adem Jasharit!

Aman, nana Hyrë, thua Zoti, para gjyqit?

Edhe Zoti, edhe UÇK-ja, bashkë, në Hagë!

Edhe djepat, edhe Kosova, para gjyqit?

Po flitet, zor e paska Haga, me pasë aq vend të lirë

në burg,  sa ka lisa e plisa, sa ka nana, djem,

sa ka istikame, sa ka Ushtarë Çlirimtarë,

sa  ka karroca të invalidëve të UÇK-së,

sa ka pika gjaku, eshtna, varre masive,

gjithandej Kosovës…

A, ti, je, Nanëmadhja, Hyrë?

Një nanë nga Drenica do me folur me Zotin?

Due me folur me Zotin, e masanej, edhe unë

po hyj e po rri, bashkë me 4 djemtë e mi,

në burgun Hagës, aq sa me jep Zoti ymer!

Po shkoj ku i kam djemtë e mi!

Po shkoj ku e kam zemrën, shpirtin,

ku e kam qefinin, tabutin, vorrin…

Edhe Zoti e di, pra:

Shaqptare jam,  s’jetoj me qira në Kosovë!

S’na solli kanjusha nga t’Anadollit konaqe,

Jemi dardan, s’jemi me bisht,

kemi besë, s’jemi  ujq, as rob, as melaqe…!

 

Bijtë e mi!

Me këto duar u kam gatue!

Gjuhën teme ua kam mësue!

4 djem lapidarë!

Gjuhë e gjak, janë shqiptar!

Me këta sy i kam qa!

Me këto duar i kam la!

U dhashë tamël me këta gji!

Qysh me dekun për liri!

Shqip i mësova me punue!

Edhe dekun me jetue!

Kur u rritën ia fala malit!

U bënë krah të Adem e Jasharit!

 

Ç’punë ke, thua me Zotin, moj nanë?

Dua me i kërkue një lejehyrje për Hagë!

Dua me ia dorëzua frymën që ma fali!

Dua me ia dorëzua, Zotit, djepin!

Dua me ia dorëzua Zotit,  gjinjtë e nanës!

Dua me ia dorëzua tamblin e nanës!

Due me vet Zotin, besoj, je Zoti, pse fale farën

e kaurrit, të naletit, të lugatit, farën e shrigave,

pse fale burgun e Hagës, pse fale rrencin, mashtruesin,

 

heleqarin, tradhtarin, pse fale, o Zot,  aman, ç’t’u desht fara e sllavit, e shkavit, e ciganit, gjenocidarit, ç’t’u desht, o Zot i Madh, thika,sakica, kasapi, zagari….

pushtuesi… robnuesi… dhunuesi….

(shpërthen një za nane, me jehona):

 

(Fol Gjykatë Speciale e Hagës:

Po bani e bani, vaki, Speciales me ia marrë tinëz,

(kushedi, kush?), çelësat e sallave të gjykimit,

të zyrave të gjyqtarëve…prokurorëve…,

e m’i sjell në Shoqatat e dala nga UÇK-ja, në Kosovë,

kurse lëndët e fajësisë, UÇK-ja e pafajshme, çlirimtarët e prangosur, m’u kthye shëndosh e mirë, si molla, në Kosovë:
Çka ban, Del Ponte, Dic Martti, Serbia, aleatët e saj,

Haga, qyqe vetëm pa UÇK-n, pa çlirimtarët,

pa malet, pa dëshmitarët e rrëmë …?!
Eee, çka bajnë: Evropa, Haga, Rusia…pa ty,

Gjykytë Speciale hileqare antishqiptare, antUÇK,

Antiliri, antipavarësi, antiKosovë ?!

Kthejnë, në Bruksel, për kryeshendosh!)

 

Zot Ynë, të qofshim falë!

Gjykata e Hagës, në sy bote thotë:

“UÇK-ja, ndërmarrje kriminale!”

Luftëtarët e lirisë, vrasës! Paskan ba krime?

Anëtarët e UÇK-së, paskan dhunuar…?

Moj tokë e bekuar, lëshona 77  pashë fell n’Dhe!

Zot Ynë, djemtë e UÇK-së, paskan dhunuar nanat,

motrat, vajzat… paskan vra fëmijë, gra, pleq serbian?

Çlirimtarët e UÇK-së, shqiptar, me bishta?!

Kriminelë? Hajdutë! Vrasës! Dhunues…?

 

T’u mylltë goja, t’u qorrofshin të dy sytë, ty,

që hape burgun e Hagës, për djemtë e maleve!

Ah, të marrtë Ora e ligë, jarabi!

Ti nxjerrshin qentë eshtrat nga vorri!

Ti që hape burgun për lirinë…gjakun…për nana…

Ti,që  polle burgun e Hagës, për bijtë mi,

ti s’ke fe, adhe, as Zot, hiqmu sysh, o pjellë lugati!

E di, nana Hyrë, e din, fort mirë,  rodin tan

prej lugati,shekuj s’u ngine gjak e mish e troje

e sy, e gji, erz, dhunime të nanave, nuseve, çikave!

O edhe matan xhehenemit, bota e di zanatin tan:

 

Ti ia ha mushkëritë lirisë!

Ti Kosovën e sheh,e do, Serbi!

Ti ia pi gjakun Pavarësisë!

Ti lyp me  ia qorrue sytë, shtetit të Kosovës!

Ti kërkon me ua pimun pikë, rritën, dashurinë,

lumturinë e fëmijë të mi!

Ti i do pendlat e korbit, në lëkurën e Shqiponjes!

Ti kërkon me shpall engjëll, thikën!

Ti kërkon me shpall, Kasapin e Ballkanit, mbret!

Ti don me zhba: lirinë, UÇK-në, pavarësinë, shtetin e Kosovës,  e, me Gjykata e gjykime, me ligje e dëshmitarë të rrëmë, me zagarë, me kryma, me huta, me kudra, dhelpra, me kukuvajka, qyqe, don me rikthye “Kosovë – Metohinë”, ushtrinë serbe, shtetin, thikën,

gjenocidin, gjyqet, ligjet, burgjet…me kin“demokracinë”, Rusinë… Ti kërkon me hangër mishin, me pi gjakun

me shlye emrin e UÇK-së! Me ia zi eshtnat! Me ua qit qenve! UÇK-së, e ia shkoq emrin nga truni,

nga gjaku, nga Kosova, nga Shqipëria…

UÇK – kryt nalt me ngrit, kemi Zotin: Amerikë!

Nana t’i jep nana sytë e mi!

Ta jep, nana Hyrë, zemrën teme!

Ti jep nana musknitë e mia!

Ti  jep nana, duart e mia!

Ta jep nana gjakun tem!

Ta jep nana ashtin tem!

A je ti DicMarti i Hagës, a po me bajnë sytë?

A je ti, gjyshja e del Pontes?

A koke nana, motra, dadoja e Speciales…?

Pu-pu-puuu! Larg gojës teme!

lugat, me 12 krena, i dale nga xhehenemi?

O Zot! Shkundulloje qiellin, e bën hata:

Rrënoje 7 pashë në Dhe, padrejtësinë! Rrenën! Shpifjen! Hilen dhe kilen!

Rrëzohu o qiell e ban hata!

O male! Shtypeni mizorin,  mos kini rahmet!
Ndrydhne, shtypne, o shtypne, bre, shtypne,

se shtypja mbi shtypësin:

Drejtësi! Trimni! Liri! Marifet! Xhenet!

 

Hagë, o gur i ranë,  edhe burg, edhe plagë…

Jam nanë! Nana Hyrë! Jam nana e 4 djemve

(zëri drithërues i nanës, shpërthen me jehona):

Haaaashim, biiiir! Jakuuuup!Kadriiii! Rexheeep!

Hallall e paçi temblin e gjinit, që ua dha nana!

 

Nuk jam vetëm, bijtë e mi!

Me mue erdhen malet, istikamet, Abria, Likoci, Qyqevica, Meja, Reçaku, Pakleku, Izbica,

Malet e Berishës…Vlora, Kruja…

Edhe Prekazi erdhi me  Drenicën… edhe Kongresi i Manastirit…edhe Pashriku… edhe Kaçaniku e Dukagjini… bashkë me mue erdhën, këtu në Hagë:

Kosova! Endriti! Me Lumen! Me gjyshin Haxhi!

Me Drenicën! Me mue erdhën sytë e mi! Ashti im!

O djemtë e UÇK-së, zot e për mi zot të maleve,

të pushkës çlirimtare…të lirisë…Pavarësisë…

O të bekuemit e Zotit, djemtë mi!

Bashkë me nanën Hyrë, që, afër nanës, UÇK-ja,

po i prin Adem Jashari,  krah për krah

me Drenicën, Kosovën, Shqipërinë!

Janë ardh me ju marrë, juve, o bijtë e mi…!

 

Jo, i thashë Hagës. Edhe Zotit i thashë, jo!

Unë, nana Hyrë, ma nuk kthehet e gjallë në  Drenicë!

Burgu i Hagës e ka edhe një vend të lirë

për nanën Hyrë…me veti e kam marrë qefinin, tabutin, një grusht Dhe Buroje, ujë të bunarit,  kam marrë me veti pak dhe të vorrit të babës e të nanës sime…

E mora edhe plisin e gyshit, furkën e boshtin e gyshes!

O edhe nana Hyrë, do hyjë e do rri, në terrin e Hagës, bashkë, me 4 bijtë e mi, që 12 muaj, se janë shqiptar, se  i prinë UÇK-së, se janë dora e Zotit, nderi  Kombit!

O trupin tim, të pa pajetë, të mos e varrosin

në Dheun Hagës, po  midis deti…

(Shpërthej melodi e Marshit të UÇK-së,  nanës  Hyrë,

i doli kllapia e komës, mori vesh se ishte në Spitalin

e Prishtinës,afër saj zgërdhihej exheli…!)

 

Zërin e Zotit: “Djemtë e tu, o nanë, plotësisht të pafajshëm!”

(Zani me jehona, nga bugu i Hagës,

i 4 Heronjve të Luftës Çlirimtafre e të Paqes):

 

Ushtrinë e ke!

Lirinë e ke!

Pavarësinë e ke!

Shtetin e ke!

Paqen e ke!

Lavdinë e UÇK-së e ke!

Kosovë:

Hallall gjaku ynë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Loredana dhe Mozzik janë padyshim një makineri hitesh dhe jo…