Napoli fiton me “poker” ndaj Monzës

07 prill 2024 | 17:43

Napoli rigjen fitoren në Serie A pas tri javësh. Kampionët në fuqi të Italisë, triumfuan 2-4 në Monza. Sukses që u lejon të jenë në garë deri në fund për një biletë në Champions.

Milan Djuric kaloi vendasit në avantazh në minutën e nëntë dhe pjesa e parë u mbyll 1-0. Napoli u kundërgjigj mjaft mirë në pjesën e dytë duke shënuar tre gola brenda gjashtë minutave me Osimhen, Politano dhe Zielinski.

Andrea Colpani ndezi shpresat e Monzës për pikë një minutë pas golit të tretë të Napolit. Napoli shënoi edhe të katërtin më pas me anë të Giacomo Raspadorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Amerikanët janë pak të llastuar kur bëhet fjalë për eklipset.…