Napoli konfirmon lëndimin e Rrahmanit

05 mars 2024 | 10:43

Napoli e ka konfirmuar lëndimin e kapitenit të Kosovës Amir Rrahmani.

Ai do të mungojë në ndeshjen e ardhshme kundër Torinos.

Rrahmani u lëndua në ndeshjen e mbrëmshme kundër Juventusit, ku Napoli triumfoi 2:1.

Përmes një njoftimi, klubi napolitan bëri të ditur se 30-vjeçari pësoi lëndim në muskulin e këmbës së djathtë.

“Duhet të vlerësohet shkalla e lëndimit e Rrahmanit, i cili u zëvendësua për shkak të lëndimit të muskulit të këmbës së djathtë”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas këngëtarit Ilir Shaqiri, në Kuvendin e Kosovës ka përformuar…