Napoli merr fitoren e parë Grup në Europa League, Rrahmani mposht Kastratin

22 tetor 2021 | 00:03

Napoli merr fitoren e parë në grupin e Europa League teksa mposhti Legian e Varshavës me rezultat 3:0.

Një sukses që u poq me kujdes dhe duke pritur, pasi goli i parë që zhbllokoi ndeshjen dhe “çau” kështu barrikadën e ndërtuar nga polakët me plot 7 futbollistë përpara portierit, erdhi në minutën e 76-të me kapitenin Insigne.

Më pas, goli i Osimhen dhe ai i Politanos mbyllën llogaritë në një 3-0 të pastër dhe mëse të merituar.

Rrahmani te Napoli e Lirim Kastrati te legi të dytë ndeshjen e nisën nga bankina, derisa më i suksesshëm doli Rrahmani që ën fund festoi me skuadrën e tij napolitane. Në Grupin B duhet regjistruar suksesi i rëndësishëm i Monacos në fushën e PSV Eindhoven, ndërsa talenti Isak i Sociedad i dha tre pikët spanjollëve në Austri ndaj Sturm Graz.

Fiton Rangers i Gerrard 2-0 ndaj Brondby, ndërsa spektakolare ishte sfida në Pragë mes vendasve të Sparta-s dhe Lyon, që e përmbysi në 3-4 në fund, duke mbetur edhe me dhjetë.

Në grupin D fiton Frankfurt 3-1 ndaj Olympiacos, kur Galatasaray në grupin e Lazios merr një sukses të rëndësishëm në Rusi përballë Lokomotiv. Më poshtë gjeni komplet rezultatet e mbrëmjes së sotme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel…