Napoli nuk e transferon Icardin, Allan dhe Koulibaly në shitje

02 prill 2020 | 19:36

Drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli ka qartësuar merkaton e Napolit në epokën e koronavirusit.

“Merkato e hapur për 4-5 muaj? Mendoj që nuk është e nevojshme, është jashtë etikës së kampionatit. Icardi është një futbollist i madh, kush nuk do ta donte? Gjithsesi Mauro është jashtë mundësive tona në këtë moment, është e pamundur që ta afrojmë”, ka thënë Giumtoli.

“Milik? Duam ta mbajmë në skuadër. Allan e Koulibaly yjet e merkatos? Nëse na ofrojnë një mal me para mund t’i shesim pse jo”, deklaroi Cristiano Giuntoli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se shumica…