Napoli nuk përmbush kërkesat e Hysajt, ndarja shumë afër

15 janar 2021 | 23:53

Shanset që Elseid Hysaj të qëndrojë te Napoli zvogëlohen më shumë. Menaxheri i kapitenit të kombëtares shqiptare, Mario Giuffredi, ka thënë se ka vetëm 40 % mundësi që ai ta rinovojë kontratën me klubin napolitan.

“Me 60 % nuk do të qëndrojë. Pjesën e tjetër do ta luajmë në tavolinën e bisedimeve”, ka thënë agjenti i Hysajt.

Futbollisti shqiptar dhe Napoli nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për zgjatjen e bashkëpunimit, teksa palët ndahen të termat financiarë mes ofertës dhe kërkesës. Mbrojtësi kuqezi kërkon rritje të ndjeshme në të ardhurat personale, ndërsa klubi italian nuk ka ndërmend të pranojë këto pretendime.

Si pasojë rinovimi duket i pamundur për momentin. Kjo do të thotë se Hysaj mund të largohet me parametra zero në fund të sezonit, kur i skadon edhe kontrata aktuale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka theksuar se për koalicione…