Napoli synon përmbysjen e Arsenalit

18 prill 2019 | 11:09

Sonte (e enjte) zhvillohen ndeshjet kthyese në çerekfinale të Ligës së Evropës. Napoli i Elised Hysajt synon përmbysjen e rezultatit nga ndeshja e parë (0-2) ndaj Arsenalit të Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit.

Afër kualifikimit në gjysmëfinale është Valencia, që e mposhti skuadrën tjetër spanjolle Villarreal (1-3), kurse edhe Chelsea ka fituar si mysafire ndaj Slavia Pragës (0-1) dhe kualifikimi është shumë afër.

Gjermanët e Frankfurtit pësuan humbje në ndeshjen e parë nga Benfica (4-2) dhe tash si vendës synojnë përmbysjen e këtij rezultati. Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 21:00.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata “Reporterët pa Kufij” në raportin më të ri e…