Natë dhëndërie me Fatimen

30 qershor 2022 | 08:47

Teki Dervishi

Ecim këmbëzbathur shkretëtirës së trupit tim
çdo gjë po ndryshket kurse koha mbetet e njomë
nga pikëllimi shputat e këmbëve më zvogëlohen
trupi im ka vdekur prej kërdhokullave e deri në kokë
Fatimja edhe pak do të rrijë para pasqyrës
me ngjyrat e saj erëmira të fytyrës
kurse unë do t’ia prek vetëm gjunjtë
me fjalët persishte të dashurisë sime
dashuria ime është dëllinjë e hedhur
në një zjarr të madh diku në Indi
ku trupi i hipikes digjet

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumëkush në botë e njeh si portreti i fizikantes e…