Natë përcaktuese në Ligën e Kampionëve

25 tetor 2022 | 11:29

Liga e Kampionëve do të rikthehet sonte me ndeshjet e xhiros së pestë të grupeve E,F,G dhe H. Kjo xhiro njëherësh pritet të jetë edhe vendimtare për fatin e disa skuadrave të mëdha.

Dy gjigantët italianë, Milani dhe Juventusi i kanë të obligueshme fitoret sonte në duelet përkatëse, nëse duan të mbesin në garë për t’u kualifikuar tutje,.

“Rossoneri” e shohin veten në vendin e tretë në Grupin E.

Ata do ta vizitojnë Zagrebin, ku i pret Dinamo vendëse.

Me një fitore eventuale, Milani do t’i mbajë gjallë shpresat për kualifikim.

Në të kundërtën, në vazhdim të sezonit mund të garojë në Ligën e Evropës.

Kuqezinjve do t’ju bënte nder edhe një barazim ose një fitore e Chelseat ndaj Salzburgut, për ta shpresuar pozitën e dytë që çon tutje.

Aktualisht, anglezët i prijnë grupit me 7 pikë, një më shumë se austriakët.

E punët edhe më keq se Milani i ka Juventusi.

“Zonja e Vjetër” është e treta në Grupin H me vetëm 3 pikë nga 4 ndeshje.

“Bianconeri” i kanë 5 pikë më pak se kryesuesit, Paris Saint-Germain dhe Benfica.

Juve duhet t’i tregojë sonte dhëmbët për ta mundur Benfican në Portugali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla po merr pjesë…