NATO-ja: Paralajmërimet ruse kundër aleatëve, të papranueshme

02 mars 2018 | 15:16

Paralajmërimet e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për aleatët e NATO-s janë të papranueshme dhe nuk iu ndihmojnë përpjekjeve për të ulur tensionet, ka thënë zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.

“Deklaratat ruse, që kërcënojnë me sulme ndaj aleatëve, janë të papranueshme dhe kundërproduktive. Ne nuk duam një Luftë të re të Ftohtë ose një garë të re të armatimit”, ka deklaruar zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, transmeton “Reuters”.

Të enjten, Putin ka thënë se Rusia ka zhvilluar armë të reja strategjike, përfshirë një raketë me fuqi bërthamore, e cila, sipas tij, mund të fluturojë për kohë të pacaktuar.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se Rusia nuk po shkel asnjë marrëveshje ndërkombëtare për kontrollin e armëve.

“Rusia nuk planifikon të futet në ndonjë garë armësh”, ka thënë Peskov.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pëllumb Xhufi Lufta e Kosovës mobilizoi si kurrë më parë,…