NATO: Nëse rrezikohet stabiliteti, KFOR-i i gatshëm të ndërhyjë në veri

28 tetor 2022 | 08:37

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në afatin e fundit për kthimin e targave me shkurtesat e qyteteve të Kosovës nga periudha e para luftës, në ato RKS, teksa 31 tetori ka gërshetuar vëmendjen e Amerikës e Bashkimit Evropian që kanë deklaruar se nuk duan përshkallëzim të situatës.

Një zyrtar i NATO-së ka thënë se misioni i KFOR-it është duke mbikëqyrur situatën në vazhdimësi.

“KFOR-i mbetet vigjilent dhe i gatshëm të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti”, tha zyrtari.

njëjti thotë se misioni i NATO-s që vepron në Kosovë vazhdon çdo ditë punën për të siguruar lëvizjen e lirë.

“Misioni i KFOR-it i NATO-s vazhdon çdo ditë për të siguruar që të gjitha komunitetet në Kosovë të jenë të sigurta dhe të afta të lëvizin lirshëm, sipas mandatit të saj të OKB-së bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999”.

Gjatë ditës së djeshme, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të përmbahen nga hapat përshkallëzues.

“Bashkimi Evropian dhe shtetet e saj anëtare presin që Kosova dhe Serbia të përmbahen nga hapat e njëanshëm, përshkallëzues dhe të përqendrojnë të gjithë energjinë dhe përpjekjet në arritjen e përparimit në dialog për ta çuar atë përpara drejt qëllimit përfundimtar të arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve”, është shprehur Stano.

Stano, mes tjerash, tha se parandalimi i përshkallëzimit mes dy vendeve mund të arrihet vetëm përmes dialogut.

“Progresi në dialog është mënyra më e mirë për të parandaluar përshkallëzimin që dëmton vetëm njerëzit në të dyja anët”. /Klankosova

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua është shpallur fajtore për vrasjen dhe prerjen e…