NATO pritet të rrisë gatishmërinë e trupave

06 qershor 2018 | 21:42

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka njoftuar se ministrat e Mbrojtjes të NATO-s pritet t’i japin dritën jeshile një nisme të re të Shteteve të Bashkuara që do të rrisë gatishmërinë e trupave të aleancës, në rast të krizës.

“Pres të pajtohemi për Nismën e Gatishmërisë së NATO-s. Nisma e Gatishmërisë së NATO-s do të thotë se aleatët, deri në vitin 2020, do të kenë 30 batalione të mekanizuara, 30 skuadra ajrore dhe 30 anije luftarake gati brenda 30 ditësh ose më pak”, shpjegoi Stoltenberg.

Vendet anëtare të NATO-s kanë vendosur tashmë rreth 4,000 trupa në shtetet e Baltikut dhe në Poloni, për t’iu kundërvënë kërcënimit rus, sidomos pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska, në vitin 2014.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilal Sherifi ka…