NATO, Putinit: Ushqimi duhet të arrijë tek ata që kanë nevojë

30 tetor 2022 | 16:08

NATO i ka bërë thirrje Rusisë që të rinovojë urgjentisht pjesëmarrjen e saj në një marrëveshje për eksportin e grurit pasi vendi vendosi të tërhiqet nga marrëveshja të shtunën.

Në një kërkesë drejtuar Moskës, aleanca ushtarake i ka kërkuar Vladimir Putinit të rishqyrtojë vendimin e tij për të mundësuar që ushqimi “të arrijë tek ata që kanë më shumë nevojë”.

“Presidenti Putin duhet të ndalojë së kthyeri në armë ushqimin dhe t’i japë fund luftës së tij të paligjshme kundër Ukrainës”, tha zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.

Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të rishqyrtojë vendimin e saj dhe të rinovojë urgjentisht marrëveshjen, duke mundësuar që ushqimi të arrijë tek ata që kanë më shumë nevojë për të.

Rusia pezulloi rolin e saj në marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB-ja pasi akuzoi Kievin për kryerjen e një “sulmi terrorist” në një flotë anijesh të Detit të Zi në Krime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Evertoni refuzoi të blinte Cristiano Ronaldon për vetëm 2 milionë…