NBA në mars mendon organizimin e ‘All Star Game’

27 janar 2021 | 17:02

Ndeshja e njohur e “All Star Game” e vitit 2021 në NBA, e planifikuar për t’u organizuar në Indianapolis, është zyrtarisht e anuluar dhe shtyrë për vitin 2024.

Gjithsesi, NBA po mendon që ndeshjen e famshme të yjeve të basketbollit ta zhvillojë më 7 mars në Atlanta. Më datat 5-10 mars, NBA do të jetë pushim dhe drejtuesit po analizojnë idenë për ta organizuar këtë ndeshje gjatë asaj fundjave.

Si NBA ashtu dhe Shoqata e Lojtarëve po diskutojnë këtë ide. Nuk ka për të qenë e lehtë për të gjetur një marrëveshje, duke ditur që deri më tani janë anuluar 22 takime të këtij sezoni për shkak të pandemisë Covid-19.

Natyrisht se kjo ndeshje do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe duke zbatuar protokollin anti-Covid të NBA-së dhe mbi të gjitha do të luhet pa tifozë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania e prodhimit të makinave, “Nissan”, ka paralajmëruar disa ndryshime…