NBA nis më 22 tetor, derbi Lakers-Clippers në ditën e parë

14 gusht 2019 | 11:22

NBA ka zyrtarizuar sot kalendarin e sezonit të ri 2019-2020. Sezoni i rregullt do të nisë më 22 tetor dhe do të përfundojë më 15 prill për t’i lënë më pas vendin fazës “play-off” (18 prill).

Që në start kampionati do të ofrojë një super-ndeshje, derbin e Los Angelosit mes Clippersit dhe Lakersit. Pra, LeBron Jamesi do ta sfidojë Kawhi Leonardon. Ndërsa kampionët në fuqi të Toronto Raptorsit do ta nisin mbrojtjen e titullit me New Orleans Pelicansin. Më 11 nëntor Leonard do të rikthehet në Kanada dhe do të luajë për herë të parë si rival i Torontos, ekip me të cilin u shpall kampion sezonin e fundit.

Në këtë ndeshje ai do ta marrë edhe unazën e titullit kampion para ish-publikut të tij. Derbi Lakers-Clippers do të përsëritet edhe për Krishtlindje, në një mbrëmje magjike ku do të luhet edhe ndeshja mes Houstonit dhe Golden States. Më 25 dhjetor në Lindje do të luhen ndeshjet Milwaukee-Philadelphia dhe Toronto-Boston. Russell Westbrook më 20 janar (ditën e Martin Luther Kingut) do të luajë për herë të parë si lojtar i Houstonit ndaj ish-ekipit të tij Oklahoma. Po atë ditë do të luhet edhe klasikja e NBA-së mes Bostonit dhe Lakersit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot janë bërë 86 vjet nga vrasja Hasan Prishtinës, një…