Thaçi: Figura e Hasan Prishtinës mbetet referencë e lartë për vlerat tona kombëtare

14 gusht 2019 | 11:21

Sot janë bërë 86 vjet nga vrasja Hasan Prishtinës, një nga personalitetet më të ndritura të kombit.

Presidenti Hashim Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se para 86 vitesh u vra pabesisht Hasan Prishtina, një nga personalitetet më të ndritura të kombit shqiptar, ideologu i kryengritjeve të shumta popullore kundër sundimit otoman dhe ideator platformës politike që çoi drejt shpalljes së pavarësisë të një pjese të trojeve shqiptare më 1912.

“Figura monumentale e Hasan Prishtinës ka qenë dhe mbetet referencë e lartë për vlerat tona kombëtare, politike dhe parlamentare”, ka thënë Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ligji për Sponsporizim në fushën e sportit ka filluar t’i…