Ndahen 10 milionë euro për mbështetjen e likuiditetit familjar

08 shtator 2021 | 11:45

Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim që të ndahen 10 milionë euro për mbështetje të likuiditetit familjar në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike nga pandemia.

Në mbledhje të qeverisë, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se me anë të masës 3.6, familjet do të subvencionohen me kredi konsumuese.

“Me anë të kësaj mase mbështesim amvisërinë pra familjet duke u subvencionuar me kredi konsumuese ashtu që ta kenë sa më të lehtë përballimin e shpenzimeve sezonale. Mjetet e ndara për këtë masë merren nga Programi i Ringjalljes Ekonomike. Kemi filluar takimin me akterë të interesit lidhur me operimin dhe racionalizmin e kësaj mase, andaj pritet që shumë shpejtë zbatimi dhe subvencionimi i saj”, ka thënë Murati.

Kurse, kryeministri Albin Kurti ka thënë se përmes këtij vendimi do t’u mundësohet shumë familjeve në Kosovë të kenë likuiditet të nevojshëm për përballimin e shpenzimeve familjare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte (e mërkurë) e zhvillon…