Ndahen 2.7 milionë euro për pagesa shtesë për personelin mjekësor

25 gusht 2021 | 11:57

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e pagesës shtesë për punonjësit shëndetësor të sektorit publik.

Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati kjo ndarje është për muajt gusht, shtator dhe tetor.

“Marrë parasysh situatën aktuale në sistemin shëndetësor, ne kemi marrë vendim ndarjen e mjeteve shtesë për alokimin për ndihmë për stafin e përkohshëm prej 1,116 persona dhe marrë parasysh ngarkesën e stafit ekzistues, është marrë vendim e një pagesë shtesë prej 10 për qind, por jo më shumë se 60 euro për tre muajt e ardhshëm”, ka thënë Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë 15…