Ndahen 50 milionë euro subvencione për fermerët

30 korrik 2021 | 11:21

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë me dije se janë ndarë 50 milionë euro për t’i përkrahur fermerët këtë vit.

Peci në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se përmes këtij programi fermerët do ta kenë mundësinë e zgjerimit të aktiviteteve bujqësore blegtorale.

“50 milionë euro përkrahja për fermerët këtë vit, vetëm në kategorin e subvencioneve. Sapo nënshkrova Programin e Pagesave Direkte / Subvencioneve për vitin 2021 i cili do të jetë një përkrahje për të gjithë fermerët të cilët përmes këtij programi do ta kenë mundësinë e ushtrimit dhe zgjerimit të aktiviteteve të tyre bujqësore dhe blegtorale, në dobi të komunitetit dhe zhvillimit ekonomik të vendit”, ka shkruar Peci.

Më tutje, ai ka thënë se duhet të kryhen procedurat ligjore të udhëzimit administrativ deri tek hapja e aplikimit.

“Me shpalljen e këtij programi vlera e përkrahjes vetëm në kategorin e subvencioneve për këtë vit arrin 50 milionë euro. Ka ngelur tashmë vetëm procedurat ligjore dhe procedurale të udhëzimit administrativ, deri tek hapja e aplikimit”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosovare Asllani ka publikuar një foto në Facebook, ku shihet…